HomeAktualitetShfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje

Shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje

Advertismentspot_img

Pas përhapjes së sëmundjes së Murtajës në Dibër, tashmë në zonë është shfaqur edhe Bruceloza, një sëmundje ngjitëse që prek njerëzit përmes kafshëve të infektuara. Dy familje në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër janë izoluar për shkak të infektimit.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, tha se situata nuk është alarmante, pasi familjet e prekur janë vendosur në izolim dhe janë asgjësuar kafshët e shtëpisë që kishin infeksionin. Për të gjithë anëtarët e familjeve të prekura, si dhe për personat që kanë pasur kontakte me ta, janë bërë analizat e nevojshme dhe ka nisur trajtimi mjekësor.

Shehu bëri apel që banorët të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes, si djersitje, ethe, lodhje, dhimbje në muskuj dhe kyçe, humbje oreksi, dhimbje koke, apo çrregullime të tretjes.

Bruceloza transmetohet kryesisht nga konsumimi i qumështit të papasterizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nga kontakti i ngushtë me sekrecionet e tyre. Për këtë arsye, është e rëndësishme që banorët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat parandaluese.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular