ëshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2024, pjesë e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).
Ky vendim synon forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim
Marrëveshja përcakton mbështetjen financiare të BE-së për projekte zhvillimore, reforma institucionale dhe nisma që përshpejtojnë integrimin e vendit në strukturat evropiane.
Vendimi i plotë:
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PLANIN VJETOR TË VEPRIMIT NË FAVOR TË SHQIPËRISË PËR VITIN 2024, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, në lidhje me planin vjetor të veprimit në favor të Shqipërisë për vitin 2024, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.