HomeKultureDisney konfirmon lajmin më të bukur: Po vjen “Lilo & Stitch 2″!

Disney konfirmon lajmin më të bukur: Po vjen “Lilo & Stitch 2″!

“Lilo & Stitch 2” po vjen!

Walt Disney ka konfirmuar  se vijimi i filmit të famshëm të animuar të vitit  2002 do të vijë në versionin ‘live-action’. Lajmërimin e dha vetë Stitch (eksperimenti 626) i cili bëri pak rrëmujë në parkingun e The Walt Disney Studios.

Fansat po  shpresojnë që  filmi i dytë të ketë pikërisht Angel (eksperimenti 624), e cila është ‘fiksimi’ i Stitch, me ngjyrë rozë. Në video ajo nuk  përmendet, por makina ku ndodhet Stitch ka pikërisht ngjyrën e saj.

“Duhet ta dinim që ai s’e ruante dot sekretin”, shkruan Disney. “Një surprizë për ditën 626: ‘Lilo & Stitch 2’ po realizohet!”

Versioni ‘live-action’i “Lilo &  Stitch”, i cili doli në maj të këtij viti, erdhi në regjinë e Dean Fleischer Camp, Maia Kealoha mori rolin e Lilos dhe Sydney Elizebeth Agudong të motrës së saj të madhe, Nani. Filmi jo vetëm tejkaloi parashikimet,  por vendosi rekorde në premierë.

Deri më tani ka grumbulluar 923 milionë dollarë fitime në arkë. 

“Dashuria që  njerëzit kanë për ‘Lilo & Stitch’ vijon të rritet dhe synimi i këtij ritregimi ishte që audienca t’i shijonte këta personazhe sërish në ekranin e madh dhe të argëtohej po aq sa ne kur po e realizonim”, tha Alan Bergman nga Disney Entertainment.

David Greenbaum, presidenti i Disney Live Action dhe 20th Century Studios tha muajin e shkuar se “Stitch është një shembull i asaj që Disney bën më mirë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular