HomeRajoniPresidentja Osmani fiton më shumë mbështetje në sondazhe se kryeministri Kurti

Presidentja Osmani fiton më shumë mbështetje në sondazhe se kryeministri Kurti

Advertismentspot_img

Analisti Shenoll Muharremi, përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ndan rezultatet e një sondazhi, rezulton se Presidentja e Republikës së Shqipërisë, Vjosa Osmani, fiton më shumë mbështetje krahasuar me kryeministrin, Albin Kurti.

Rezultatet e publikuara nga Muharremi, i përkasin sondazhit Ombinus. Kështu, del përfundimi se Osmani preferohet më shumë se Kurti, pavarësisht nivelit të arsimit të personave që kanë votuar.

Presidentja ka fituar pëlqyeshmërinë në shkallën 62.1%, ndërsa Kurti 48.4%.

Nga personat që zotërojnë arsimin fillor, Osmani pëlqehet nga 76%, ndërsa Kurti 56.7%.

Pjesëmarrësit në sondazhe që zotërojnë arsimin e mesëm, kanë shprehur pëlqyeshmërinë 55.6% për presidenten, ndërsa për kryeministrin 45.9%.

Studentët gjithashtu kanë dhënë më shumë aprovim për Osmanin me 56.9%, dhe 39.1% për Kurtin.

Ata të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë, u shprehën 62.6% pro presidentes dhe 48.3% për kreun e qeverisë.

Personat që zotërojnë magjistraturë ose doktoraturë, dhanë miratimin e tyre për Osmani në masën 53%, ndërsa për Kurtin 30.5%.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular