HomeKryesoreRinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat....

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat. Votat e pamerituara, Braho: Nuk jemi më në kushtet e gabimit njerëzor

Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit.

Deri më tani janë numëruar mbi 74% e kutive të votimit.

Nga rinumërimi i tyre, ka dalë rezultati se Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë humbur më shumë vota se sa Partia Socialiste.

Kjo e fundit sakaq, ka shtuar votat.

Kështu, PD-ja ka humbur deri më tani 108 vota.

Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet”, e cila ishte dhe partia që kërkonte rinumërimin në qarkun e Fierit, ka humbur nëntë vota.

Ndërkohë, PS ka shtuar 12 vota.

Dy kandidatet qe kane marrë
vota te pamerituara

Për Qarkun e Fierit janë numëruar më shumë se gjysma e votave. Por ndryshe nga rinumërimi i Tiranës, në këtë qark disa kandidatë kanë vota të pamerituara mbi masën 10%.

Kjo sipas anëtarit të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, Ledio Braho, tregon se nuk jemi më në kushtet e gabimit njerëzor dhe se ka një veprimtari të paligjshme.

Ai tha në një intervistë për Klan News se sa i përket partive, ndryshimet janë të papërfillshme

“Trendi është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Qarkut të Tiranës. Në qoftë se në Qarkun e Tiranës përqindjet e lëvizjes së votave ishin te 1%-shi, pra përqindje e papërfillshme, në rastin e Qarkut të Fierit vihen re kandidatë që kanë vota të pamerituara mbi masën 10% që tregon që nuk kemi si nuk kushtet e Tiranës, nuk jemi në kushtet e gabimit njerëzor, por duket që ka veprimtari të qëllimshme nga grupet e numërimit. Nuk di të them në bashkëpunim me kandidatët apo me subjekte zgjedhore, por ajo që është fakt që vihet re nga ndryshimi i rezultatit është që ka ndryshime thelbësore në qendrat e votimit. Votat e një kandidati që i janë shtuar një kandidati tjetër gjithnjë brenda llojit. Po të vihet re, në Qarkun e Fierit, ndryshimet mes subjekteve zgjedhore janë më të vogla, të papërfillshme, ndërkohë ajo që del në pah, është se ka mes kandidatëve, si mes PS dhe PD-së ka ndryshime votash thelbësore”, tha Braho.

Sipas tij, grupet e numërimit rrezikojnë të përballen me procedim penal nëse vërtetohet se kanë ndërmarrë veprimtari të qëllimshme për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve.

“Ajo që rrezikojnë është konsumimi i një vepre penale që ka të bëjë me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësit dhe patjetër që mund të rrezikojnë procedim penal dhe dënim penal në rast se do vërtetohet që kanë qenë veprimtari të qëllimshme për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve”, tha Braho.

Si është rezultati në Fier?

Sa i përket partive, rezulton se Partisë Socialiste i janë hequr padrejtësisht 28 vota deri më tani. Ndërkohë koalicionit të Partisë Demokratike i janë shtuar pa meritë 87 vota.

Sa i përket votave të kandidatëve, mes kandidatëve të PS-së rezulton se Ceno Klosi ka 888 vota të pamerituara. Ndërkohë Antoneta Dhimës dhe Zegjine Çaushit rezultohet t’u kenë hequr sipas të dhënave të deri më tanishme përkatësisht 84 dhe 63 vota.

Nga Partia Demokratike, Silva Hasaj rezulton të ketë marrë 624 vota të pamerituara. Më i dëmtuari në rastin e demokratëve është Ledion Çala me 112 vota dhe Pelivan Bufi me 77 të tilla, të cilat u janë hequr pa meritë nga numërimi i 11 maji

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular