HomePolitikeSali Berisha: Në 54 vite punë kam vetëm një apartament dhe 100,000...

Sali Berisha: Në 54 vite punë kam vetëm një apartament dhe 100,000 euro kursime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ardhur me një reagim menjëherë pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën për çështjen “Partizani”.

Në llogarinë e tij në “Facebook” lideri i të djathtëve e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij dhe dhëndrit të tij si një proces tërësisht politik, të orkestruar nga kryeministri Edi Rama me qëllim për ta goditur atë dhe familjen e tij përmes drejtësisë së kapur.

Ndër të tjera, Berisha e akuzon GJKKO dhe SPAK se janë vënë në shërbim të një skenari të ndërtuar nga vetë Rama që nga prilli i vitit 2022, kur sipas tij, kryeministri urdhëroi publikisht hetimet ndaj tij.

“Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij”, shkruan Berisha, teksa më tej e cilëson dosjen “Partizani” si një “piramidë mashtrimi”, e ndërtuar mbi një kallëzim të rremë të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020.

Ai sqaron se prona për të cilët bëhet fjalë ka qenë gjithmonë private e pesë familjeve të Tiranës, përfshirë edhe atë të gjyshërve të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe se në asnjë moment ai nuk ka përfituar dhe nuk është favorizuar nga Berisha.

“Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit”, thotë Berisha i cili më tej rithekson se pas pesë vitesh hetime të nëj vettingu 30-vjeçar, kanë gjetur që ish-kryeministri së bashku me bashkëshorten e tij disponojnë gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktaturës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular