Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur raportohet se ka ndodhur në Sheqishte të bashkisë Patos.
Sipas informacioneve policore, një 12- vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, shtetasi Z.M, i cili tashmë është arrestuar.
Në një prononcim për mediet, nëna e vajzës, 30- vjeçarja J.M rrëfen mes lotësh se si e bija ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët, pasi ishe përdhunuar nga babai.
“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nu ke gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai.
Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë. Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha ajo.
Ajo shprehet gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt.