HomeAktualitetZhvilluan takim në ambasadën Kineze pa protokoll zyrtar. Furtunë shkarkimesh në AKU

Zhvilluan takim në ambasadën Kineze pa protokoll zyrtar. Furtunë shkarkimesh në AKU

AKU është tronditur nga themelet pas largimit të 2 drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi  dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e tyre erdhi pasi në kundërshtim me protokollin zyrtar kanë zhvilluar një takim në ambasadën Kineze pa vënë në dijeni Ministren Anila Denaj dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së 2 drejtuesve të AKU në ambasadën Kineze, por pas marrjes së këtij informacioni është mbledhur menjëherë Komisioni Disiplinor në AKU.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Martin Jorgaqi dhe Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Situata rëndohet akoma më shumë pasi  edhe Drejtori i Komanduar i AKU Manush Kullolli ishte në dijeni të  këtij takimi, por nuk ka informuar eprorët.

Përplasje ka patur edhe me herët midis Ministres Denaj dhe Drejtorit AKU Manush Kullolli, kjo pasi Ministria nuk i ka aprovuar listën me 60 persona që Kullolli i ka  venë në dispozicion për krijimin e Task Forcës në AKU.

Edhe pse Task Forca duhet të ishte aktive që ne 6 qershor ajo ende nuk është ngritur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular