Kryeministri Edi Rama, në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi, është shprehur se duhet pezulluar menjëherë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Rama u shpreh se “AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë, bën dëm”.
Kreu i qeverisë tha më tej se duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.
Gjithashtu, ai propozoi se në komision duhet të ftohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.
“AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Rama.
Rama: Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.
Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.
AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm. Ministër, duhet nxjerr urdhër i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së totalisht, nuk duhet të dalin dhe të shkojnë asgjëkund.