HomePolitike“Bankers Petroleum”/Ministri i Financave Petrit Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin...

“Bankers Petroleum”/Ministri i Financave Petrit Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

Në seancën e fundit për këtë legjislaturë, u diskutua edhe çështja e “Bankers Petroleum”, kompanisë ndaj së cilës Prokuroria e Fierit ka nisur hetime.

Ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku ajo e cila pyeti ministrin e Financave Petrit Malaj se çfarë masash janë marrë për këtë kompani kineze, që ka vjedhur shtetin.

“Pas 12 vitesh merrni vesh që kjo kompani paska pastruar paratë? Cilat janë masat që janë marrë për kompaninë që ka vjedhur shtetin, jo vetëm me taksa, por edhe me burime që kjo kompani zotëron. Bankers Petroleum është toleruar për 12 vite të ketë envazion fiskal? Duhet një informacion për atë që po ndodh”, i tha Tabaku-ministrit.

Malaj u përgjigj duke thënë se çështja është ende nën hetim dhe se me përfundimin e tij, do dalin figurat e përfshira në pastrim parash apo evasion fiskal.

Për kontratën e bankës jeni shumë mirë në dijeni se është firmosur në vitin 2004, është një kontratë që në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disfavor të shtetit shqiptar dhe është çështje e iniciuar nga kjo qeveri dhe Drejtoria e Tatimit Hetimor këtë vit”, u përgjigj Malaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular