Mbyllet pa opozitën në sallë seanca e fundit e legjislacionit të 10 të Kuvendit të Shqipërisë.
Miratimi i projektligjeve u bë vetëm me votat e socialistëve, pasi deputetët e opozitës braktisën sallën, duke mos e dhënë votën e tyre as në këtë seancë të fundit. Në fund të seancës maratonë, u miratua me 71 votat e deputetëve të Partisë Socialiste akti normativ për buxhetin e vitit 2025.
Me 71 vota pro u miratua edhe projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dezinformimit, që lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse.
Gjithashtu, projektligji ‘Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit’ synon që proceset zgjedhore dhe demokracia të mos cenohen nga vende të jashtme keqdashëse.
Me votat e socialistëve u miratuan edhe të gjitha projektligjet e tjera të rendit të ditës, ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali e mbylli seancën e fundit të këtij sesioni me një mesazh për të gjithë deputetët që nuk do të jenë në Parlament nga shtatori.