HomePolitikeEMRAT/Furtunë në Bashkinë e Vlorës, Rama kërkon shkarkimin nënkryetarëve dhe disa...

EMRAT/Furtunë në Bashkinë e Vlorës, Rama kërkon shkarkimin nënkryetarëve dhe disa drejtorëve! Komandon edhe dy drejtues të rinj të PS

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me strukturat drejtuese të Bashkisë së Vlorës, ku ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve aktualë në këtë bashki.

Lëvizja vjen pas një vlerësimi të performancës së administratës vendore, të cilën Rama e ka cilësuar të papranueshme dhe të shkëputur nga nevojat e qytetarëve.

Gjatë mbledhjes, Rama i ka tërhequr vëmendjen kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha, duke i kërkuar një reformim të thellë të mënyrës së drejtimit dhe bashkëpunimit me strukturat socialiste dhe komunitetin lokal.

Në këtë kuadër, Rama ka marrë edhe vendime të rëndësishme për strukturën politike të Partisë Socialiste në Vlorë, duke komanduar Klevis Kason dhe Eriona Ismailin si drejtues të rinj PS-së në qytetin bregdetar.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e bashkisë, Rama është shoqëruar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe përfaqësues të tjerë të PS.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular