Nga studion e Debat në A2 CNN, kritika të ashpra ka bërë demokratja Flutura Açka ndaj opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, me mbylljen e sesionit parlamentar.
Teksa akuzoi mazhorancën për arrogancë, deputetja Açka nuk u rezervua edhe ndaj kolegëve të saj demokratë, debati mes të cilëve u fokusua te çështjet e brendshme, duke i lënë terren qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Një nga pikat që Açka e cilëson si tepër të rëndësishme në këtë legjislaturë që caktoi dhe rezultatin e 11 majit, ishte sipas saj dhe dështimi i komisionit të reformës zgjedhore, ku opozita nuk vajti me asnjë draft.
“Në parlamentin tonë është normale të shkelet Kushtetuta. Unë e kam parë kryeministrin që me batutat e tij sulmon opozitën. E kam parë 3 herë të flasë. Nuk e kam parë të vijë në interpelanca, ua delegon të tjerëve. Qeveria ka qenë arrogante, ishte një mënyrë pune. Rrugës që këto lëvizjet në opozitë ka ndikuar shumë. Kemi lënë çështje anash dhe iu kemi lënë terren ministrave të vijnë si papagaj dhe të raportojnë për 5 minuta. U ndërruan ministrat pa dhënë asnjë llogari, ku ishte defekti i tyre. Edhe në studion jemi marrë vetëm me vuajtjet e opozitës në 3 vite.
Nuk kemi diskutuar çështje konkrete. Një gjë që ka helmuar jetën parlamentare ishte një 6 mujor flakadanësh që nuk ndihmuan dhe nuk na sollën shumë. Ne u dhamë amnistinë penale dhe kodin zgjedhore me dy gjysma komisionesh. Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate. Për disa kolegë ka pasur një çmim. Kanë qenë çështje me direktiv dhe ne kemi shkuar ne negociata të dobët. Ne i kemi lëshuar terrene mazhorancës, duke nisur nga kodi zgjedhor. Nga inati i njërit apo tjetrit dështuam komisionin e reformës zgjedhore. Ne nuk vajtëm me asnjë draft”, tha Açka në Debat me Alba Alishanin.