HomeKryesoreRama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së...

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit. Çfarë u la porosi kryeministri

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon pasditen e 3 korrikut 2025, një takim me deputetët e qarkut Tiranë, por dhe me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.

Në këtë takim, janë ligjvënësit e rinj socialistë të qarkut Tiranë, kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristanipor edhe drejtuesit e njësive administrative të kryeqytetit”, Ndër të pranishmit ishte dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Ne kete mbledhje eshte bere një analizë e punës së pushtetit vendor, teksa kujtojmë se kryetari aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

“Padyshim që fakti që Erion Veliaj është arrestuar, ka ndikuar në punët dhe në shërbimet e kryeqytetit, çka duket se ka lindur nevoja për të bashkërenduar punët e Bashkisë, tashmë edhe me të zgjedhurit e Tiranës, nga gara e 11 majit”

I kanë mjaftuar 30 minuta për të kërkuar një kryeqytet të pastër, me hapësira publike për qytetarët dhe turistët e shumë.

Ndryshme nga ajo çfarë ndodhi me drejtorët e bashkisë Vlorë, Rama nuk ka shpalosur ndonjë ankesë për drejtoret e bashkisë Tiranë.

Burime nga kjo mbledhke citojnë Edi Ramën të ketë thënë se “duhet të ndaheni në grupe pune të përbashkëta në terren për te parë problematikat”.

Ka kërkuar bërjen kujdes me mirë-funksionimin e trotuareve duke theksuar se Tirana s’mund të bëhet si Vlora.

Këtë e ka ilustruar me shembullin e një zyrtari të bashkisë Vlorë i cili kishte legalizuar trotuar në funksion të biznesit  të familjes.

IMT dhe INUV citohet të ketë deklaruar Rama duhet të jenë në lartësinë e duhur. Kryeminsitri ka vlerësuar punën e Elona Lalaj drejtores së  re të policisë bashkiake Tiranë duke theksuar se ka rënë numri i ankesave.

Porositë e lëna dhe zbatimi do të diskutohen në një takim të ngjashëm pas dy javëve.

Ky takim vjen pasi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë Socialiste.

Mësohet se kryeministri ka qenë paraditen e sotme në Bashkinë e Vlorës, i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ende nuk dihet nëse ky vendim i tij lidhet me problematikat e qytetit bregdetar me ujin e pijshëm apo zjarrit në fushën e mbetjeve, një fenomen i përsëritur vit pas viti dhe që ka pasur impakt te sezoni turistik.

rama ps
Rama, struktura vendore, deputete te tiranes, ps (2)
Rama, struktura vendore, deputete te tiranes, ps (5)
Rama, struktura vendore, deputete te tiranes, ps (3)
Rama, struktura vendore, deputete te tiranes, ps (4)
Rama, struktura vendore, deputete te tiranes, ps (7)
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular