Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se vendi ynë është gati për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Ngjela tha se vendi ynë nuk është pranuar pasi jemi vend mysliman, por sipas tij sot BE është e bindur se jemi një shoqëri perëndimore.
‘Për mua Shqipëria ka kohe që është gati, por ata se pranojnë sepse nuk ka vend mysliman në BE, nëse hyjmë jemi vetëm ne. Ata janë bindur se ne jemi një shoqëri perëndimore pavarsisht nga feja. Por ama jemi kulturës perëndimore si shoqëri’, tha ai.
Teksa u ndal tek projekti i Kushner për ishullin e Sazanit, ai tha se e ka marr një supër fuqi. Sipas tij, në kohën e komunizmit pati një ide për ta transformuar Sazanin, por që nuk u realizua.
‘Komunizmi kishte një projekt brilant për Sazanin, por se bëri dot. E filluan ata bënë disa ndërtime, atje kanë qenë mbi 1 mije oficerë sepse ka qenë bazë ushtarake e madhe. Ku kishin ata fuqi që të bënin gjëra të mëdha. Por tani po e merr një superfuqi. Kur erdhën ekspertët amerikan thanë është mbrojtje shkencore vendosja e bunkerëve, sepse ne na duhej shpenzim i madh. Por sa ka fituar Shqipëria nga ky investim. Sot atje s’ka as turistë asgjë, janë vetëm ndërtimet që ka bërë ushtria, atje ishin nëndetëset dhe të gjitha’, tha ai.
Një koment e pati edhe për deklaratat e Berishës se vendi ynë është narkoshtet.
‘Nuk e pranojnë perëndimorët Saliut ata e kanë akuzuar se është me Alkaedën, mbase s’është e vërtetë por e kanë akuzuar, e konsiderojnë forcë islamike. Saliu është ateist vjen nga një origjinë ateiste’, – tha avokati në një lidhje skype në Report Tv.