Kryeministri Rama “ndau” detyrat për grupet e reja. Raportim çdo të hënë në bashki për problematikat në terren
Janë zbardhur emrat e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës që dhanë dorëheqjen menjëherë pas ultimatumit të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama, në një vizitë të papritur ditën e djeshme në Vlorë, kërkoi dorëheqjen dhe shkarkimin e drejtorëvë të bashkisë.
Burime për mediat bënë me dije më herët se kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e tyre, pasi sipas tij, nuk kanë kryer detyrën ashtu si dhe duhet.
Drejtorët e Bashkisë së Vlorës që kanë dhënë dorëheqjen janë si më poshtë:
1-Zambak Selmanaj drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikës
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor përgjithshëm Juridik
4- Kozma Mali drejtor i Financave
5- Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit
9-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit
10-Anila Hitaj drejtoreshë e Shtëpisë së Foshnjës
11-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova drejtoreshë e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore
13-Lorela Ballaj drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijëve me Aftësi të Veçanta
14-Sokol Kananaj Drejtor i Tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile
16-Sokol Toto drejtor i teatrit “Petro Marko”
17-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake
21- Elona Merkaj drejtoreshë e Pallatit të Sportit
Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura, mësohet se Rama ka prezantuar edhe komisionet që do të angazhohen në ristrukturimin e punës.
I pari komision që do të kujdeset për ristrukturimin dhe që gjithashtu do të angazhohet në terren për mbledhjen e problematikave dhe raportimin e tyre çdo të hënë në Bashki, përbëhet nga deputetja e sapozgjedhur Zamira Sina, kandidatet Evis Alushi dhe Briseida Çakërri.
Ndërsa emërimet për emrat e rinj të drejtuesve do të vendosen nga një tjetër komision që përbëhet nga Drejtuesi Politik Bledi Çuçi dhe ministri Pirro Vengu.