HomeKronikeEMRI/Aksident tragjik në Shkodër–Lezhë, humb jetën një 37-vjeçar! Plagosen gruaja dhe dy...

EMRI/Aksident tragjik në Shkodër–Lezhë, humb jetën një 37-vjeçar! Plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:50 në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, ku janë përfshirë tre automjete.

ambulance-433x300

Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 42-vjeçari T.K. dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një automjet tjetër, për t’u përfshirë më pas në përplasje edhe me makinën që drejtohej nga 37-vjeçari Gjin Bzhangaj.

Për pasojë, Gjin Bzhangaj ka ndërruar jetë në spital, ndërsa janë plagosur bashkëshortja e tij 32-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular