Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës së X-të.
Spiropali thotë se gjatë kësaj legjislature u zhvilluam 189 seanca plenare, u miratuan 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.
“Justifikuam besimin e zgjedhësve dhe qytetarëve, por gjithsesi atyre u mbetemi borxh. Le ta shlyejmë këtë detyrim gjatë legjislaturës së re”, thekson kryeparlamentarja.
Gjithashtu Spiropali nënvizon objektivin e radhës të legjislaturës, Shqipëria të bëhet anëtare e BE në vitin 2030 si edhe mbyllja e negociatave brenda 2027.
“Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027, i mbështetur nga shumica e shqiptarëve gjatë zgjedhjeve të 11 majit, na kërkon të vijojmë diplomacinë intensive parlamentare, për të për të siguruar mbështetjen e Parlamentit Europian dhe parlamenteve të 27 vendeve anëtare, për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shprehet Spiropali.