HomeAktualitetParashikimi i motit për sot/Diell dhe kushte të mira atmosferike në të...

Parashikimi i motit për sot/Diell dhe kushte të mira atmosferike në të gjithë vendin, temperatura ideale për në plazh!

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.

Moti pritet të jetë i favorshëm për aktivitete në natyrë, me orë të gjata me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore, pa ndikim në situatën e përgjithshme atmosferike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zona të veçanta si lugina dhe bregdet, era pritet të arrijë përkohësisht shpejtësi 7-10 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët në nivelin 1-2 ballë, duke e bërë të përshtatshëm për lundrim dhe pushime bregdetare.

Screenshot_3
Screenshot_4
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular