HomePolitikePD kërkesë drejtuar KQZ:  Na vini në dispozicion materialet filmike për të...

PD kërkesë drejtuar KQZ:  Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha QV-të dhe zarfet e diasporës

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë ku kërkon të vihen në dispozicion pamjet filmike nga të gjitha qendrat e votimit në vend, të realizuara gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

PD pretendon se  KQZ nuk u ka ofruar ende akses të plotë dhe të pandërprerë mbi këto materiale, dhe se janë vërejtur shkelje, si shpërndarje e pjesshme e pamjeve filmike ose prerje të videove, ku mungojnë pjesë kyçe si momenti i futjes së fletëve të votimit në kuti.

“Pavarësisht kërkesës zyrtare të dorëzuar që prej disa javësh për të vendosur në dispozicion të subjekteve zgjedhore pamjet filmike të plotta të gjitha Qendrave të Votimit (QV) në çdo qark, KQZ nuk ka ofruar ende akses të plotë dhe të pandërprerë mbi këto materiale. Përkundrazi, në mënyrë të përsëritur janë vërejtur këto shkelje:

Shpërndarje e pjesshme e pamjeve filmike në mënyrë të çorganizuar dhe pa strukturë transparente; Prerje të videove, ku mungojnë pjesë kyçe si momenti i futjes së fletëve të votimit në kuti, apo procesi i numërimit, në shumë raste në total nuk janë filmime 12-orarësh sipas orarit të hapjes së Qendrave të Votimit, çka ngre dyshime serioze se këto prerje janë të qëllimshme; Mungesë totale e pamjeve për disa QV specifike”, thuhet në kërkesën e PD.

Në të njëjtën kërkesë, PD kërkon gjithashtu informacion të detajuar mbi mënyrën e kthimit të zarfeve me votat e qytetarëve shqiptarë që kanë votuar nga jashtë vendit, duke kërkuar të saktësohet nëse këto zarfe janë dorëzuar fizikisht apo përmes kanaleve të autorizuara, siç është DHL.

“KQZ dhe Operatori Postar kanë raportuar vetëm dërgimin e zarfeve jashtë, por nuk kanë ofruar asnjë dokumentim mbi kthimin e tyre në KQZ. Aktualisht, mungojnë: provat e dorëzimit me firmë të zarfeve të kthyera pranë KQZ-së, si dhe verifikimi i përputhjes së numrit të zarfeve të dërguara dhe të kthyera”, thuhet në shkresën e PD, ndërsa më tej thuhehet se: “Në mungesë të këtyre elementëve thelbësorë, këto vota nuk mund të konsiderohen të drejtpërdrejta dhe as të mbrojtura nga parimi i fshehtësisë, çka ngre dyshime serioze për vlefshmërinë dhe ndershmërinë e procesit të votimit jashtë vendit”.

Partia Demokratike kërkon nga KQZ informacion zyrtar lidhur me:

1. A ka pasur raste të mbërritjes së zarfeve me vota nga shtetas shqiptarë jashtë vendit, në mënyra alternative (dorazi në protokoll të KQZ, përmes postës tjetër të nënkontraktuar apo jo nga DHL, postës Shqiptare, posta të vendeve të tjera apo në rrugëve diplomatike), në çdo eventualitet jashtë kanaleve të DHL?

2. Nëse po:

  • Sa raste të tilla janë evidentuar për secilën nga kategoritë e mësipërme?
  • Nga cilat shtete kanë ardhur këto zarfe?
  • Cilat janë datat e mbërritjes së tyre në ambientet e KQZ-së?

Sipas dokumentit, me përmbajtjen e kësaj kërkese është njohur edhe misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular