HomePolitikeRama mobilizon deputetët e PS, i mbledh në selinë rozë dhe u...

Rama mobilizon deputetët e PS, i mbledh në selinë rozë dhe u jep porositë: Evidentoni problematikat e qytetarëve! Brenda 2 javësh…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste të gjithë kandidatët për deputetë, të listës të hapur dhe të mbyllur që në 11 maj garuan nën siglën e PS.

Mësohet se temë e diskutimit ka qenë evidentimi i problematikave me të cilat përballen qytetarët në qarkun e Tiranës.

Kreu i PS Edi Rama ka theksuar se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat: Hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.

Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki.

Sipas Ramës ministrat janë të gatshëm për të ndihmuar dhe dhënë zgjidhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular