HomeAktualitetShtang Blendi Fevziu!/Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël...

Shtang Blendi Fevziu!/Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një përvojë të pakëndshme që i ndodhi së fundmi në Tepelenë, gjatë një ndalese rrugës për në Sarandë, ku ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij 9-vjeçare. Në emisionin “Opinion”, teksa diskutohej për mikpritjen shqiptare, Fevziu tregoi se, ndonëse gjithmonë e ka promovuar Shqipërinë si një vend mikpritës, ngjarja e ndodhur e ka lënë të zhgënjyer.

Sipas tij, vajza e vogël kishte kërkuar të përdorte tualetin pranë një hoteli dhe restoranti, por ishte përzënë nga pronarja e lokalit, pavarësisht se bashkëshortja e tij i kishte ofruar të blinte një ujë për ta justifikuar përdorimin e banjës.

“I thashë sime shoqeje çoje vajzën, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë… ajo zonja e përzuri. I tha: ‘Duhet të hash mish që të shkosh në banjë’. Një fëmijë 9 vjeç që përzihet për të mos përdorur banjën, nuk besoj se ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në botë”, – u shpreh Fevziu.

Ai shtoi se kjo ishte një nga situatat më të tronditshme që i kishte ndodhur gjatë 35 viteve si gazetar, duke theksuar se një veprim i tillë ndaj një fëmije nuk përputhet me imazhin që Shqipëria përpiqet të transmetojë për mikpritjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular