HomeKronikeSPAK dhe autoritetet italiane godasin grupin e Suel Çelës, iu sekuestrohen rreth...

SPAK dhe autoritetet italiane godasin grupin e Suel Çelës, iu sekuestrohen rreth 4 mln € pasuri në Verona

Prokuria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë sekuestruar 4 milionë euro pasuri të një organizate kriminale në Elbasan dhe që vepronte në Verona të shtetit fqinj.

Hetimet intensive, të mbështetura nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Guardia di Finanza e Veronës, rezultuan në sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe aksioneve në disa shoqëri tregtare në Itali, me vlerë totale mbi 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)
Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)
Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)
Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.
Nga hetimet rezulton se paratë e Suel Çelës dhe vëllait të tij, transferoheshin nga Shqipëria në Itali për blerjen, rikonstruksionin, ose marrjen me qira të pronave të sekuestruara.
Aktualisht Suel Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij, Mario Çela, ndodhet në burg në Belgjikë, ku po vuan dënimin në lidhje me një vrasje mafioze në Antwerp.

Suel Çela ndodhet nën hetim nga SPAK për vepra penale të rënda, si vrasje me paramendim, mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas SPAK operacioni tregon lidhjet e forta ndërkombëtare të kësaj organizate dhe mënyrën se si burimet financiare të krijuara nga trafiku i drogës në Shqipëri pastrohen dhe investohen në pasuri të paluajtshme në Europë.

Në kuadër të hetimeve janë ushtruar kontrolle edhe ndaj disa personave të tjerë shqiptarë dhe italianë, si dhe subjekteve tregtare, me qëllim evidentimin e provave shtesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular