Në respekt të qytetarëve dhe qëllimin e përdorimit sa më efikas të taksave dhe tarifave, në traditën tashmë të krijuar nga kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli të pyetjes së tyre, investimet marrin “vulën” qytetare para se projektet të realizohen nga Bashkia Kamëz. I ka pritur në zyrë për çdo nevojë, ka marrë kërkesa prej tyre, i ka dëgjuar gjatë kohës që shqyrtohej projektbuxheti, e sërish Rakip Suli po i informon qytetarët për çdo nisëm apo investim që do të realizohet. Qytetari i Parë i Kamzës, duke e konsideruar veten si njëri prej tyre, që jeton çdo ditë me hallet dhe nevojat e tyre dëshiron që çdo lekë që hidhet për investime apo shërbime të ketë impaktin e duhur dhe ti shërbejë komunitetit.
Në kuadër të orientimit të buxhetit për nevojat qytetare, Bashkia Kamëz nuk rresht së vazhduari dëgjesat për diskutimin e realizimit të buxhetit 2025 si dhe po merret mendimi i qytetarëve për planifikimin e buxhetit afatmesëm 2026–2028. Të enjten kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli së bashku me deputeten e zonës Lindita Nikolla ishin bashkë me qytetarët e Kamzës duke i pyetur ata. Lajmin e konfirmon kryebashkiaku Suli përmes një postimi në Facebook. Zoti Suli thekson faktin e vijimit të punëve të mira në çdo njësi administrative me qëllimin e vetëm një qytet të tërë të transformuar në çdo sektor.
Statusi i Rakip Sulit
Bashkë me deputeten znj. Lindita Nikolla, në dëgjesën publike me qytetarët e Kamzës :
Informim mbi Buxhetin e vitit 2025;
Planifikim i Buxhetit afatmesëm 2026–2028;
Diskutim mbi transportin publik urban.13,000 m²
Sheshi i Qendrës së Qytetit; 3,000 m² Parkim nëntokësor;
Godina e Bashkisë;
Stadium në Valias;
Investime në Parkun e Liqenit të Paskuqanit;
Investime në arsim, infrastrukturë, ujësjellës e kanalizime etj.


