Tomas Guidara ka realizuar sot një nga penalltitë, që kualifikoi Hurakanin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Argjentinës. Hurakani ia doli me rezultatin 2-3 përmes penalltive, pasi koha e rregullt me Instituton ishte mbyllur pa gola.
Guidara shënoi penalltinë e tretë në radhë për Hurakan. 29-vjeçari po ashtu bëri mjaft mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë ndeshjes.
Tomas Guidara është një emër interesant i lindur në Argjentinë, që u rikthye në vëmendje nga Silvinjo. Trajneri i Kombëtares duket se e llogarit lojtarin me origjinë shqiptare për të ardhmen.