Një nga çiftet më të dashura të showbizit ndërkombëtar, David dhe Victoria Beckham, festojnë sot 26 vjet martesë. Më 4 korrik 1999, ata u lidhën në martesë në Irlandë, dyshja që tashmë kishin në jetë djalin e tyre të parë, Brooklyn.
Për të shprehur dashurinë ndaj gruas së tij, David Beckham ndau në Instagram një seri fotosh nga momentet më të veçanta të jetës së tyre së bashku. Në mbishkrimin që shoqëronte postimin, ai shkroi:
“26 vjet më parë sot, më thatë ‘Po’. Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit që më dhatë fëmijët tanë të bukur dhe ndërtuat jetën që kemi së bashku. Të dua znj. Beckham.”
Urimet dhe komentet e fansave në rrjetet sociale nuk kanë munguar, duke përshëndetur dashurinë dhe bashkëpunimin e këtij çifti të admiruar për vite me radhë.
