HomeSportE ardhmja e Rei Manajt, klubi i Serisë A hap dyert për...

E ardhmja e Rei Manajt, klubi i Serisë A hap dyert për një “fytyrë të vjetër”

Rei Manaj është në kërkim të hapit të radhës në karrierën e tij, teksa çdo ditë duket më larg Sivasporit. Sipas burimeve të gazetës, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare një pistë konkrete është rikthimi në një ambient të njohur, Kremonezen, që sapo ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian, Seria A.

Manaj ka qenë pjesë e klubit nga Lombardia më parë, në sezonin 2014-2015, kur ishte ende në hapat e parë të karrierës. Me fanellën e Kremonezes ai ka zhvilluar 27 ndeshje, duke shënuar 2 gola, në një periudhë që shërbeu më shumë si fazë formimi dhe adaptimi në futbollin profesionist italian. Tashmë, gjërat kanë ndryshuar.

1437384451-rei

Me më shumë eksperiencë në valixhe, përfshirë periudha në Spanjë, Turqi dhe në Kombëtaren Shqiptare, Manaj shihet si një opsion konkret për të forcuar repartin ofensiv të Kremonezes, që kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për të qëndruar në Serie A.

Profili i tij, një sulmues me fizik, përvojë ndërkombëtare dhe i aftë të përshtatet në skema të ndryshme taktike, përputhet me kërkesat e stafit teknik të klubit, që kërkon të shtojë thellësi dhe alternativë në vijën e parë të sulmit.

Një rikthim në Serinë A do të ishte një mundësi e artë për vetë Manajn, që pas sezonit të fundit me ulje-ngritje në Turqi, ka nevojë për një platformë solide për të rifituar formën dhe vëmendjen që e shoqëronte disa vite më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular