HomeSocialeE shtuna me temperatura deri në 39°C! Parashikimi i motit për datën...

E shtuna me temperatura deri në 39°C! Parashikimi i motit për datën 5 korrik, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra.

Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Screenshot 2025-07-04 183420
Screenshot 2025-07-04 183409
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular