HomeSocialeMarrëveshja e pensioneve me Italinë, juristi: Kujdes, ja ç’duhet të bëni me...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, juristi: Kujdes, ja ç’duhet të bëni me vitet e punës para 2012

Që prej datës 1 korrik 2025, ka hyrë në fuqi marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për njohjen e pensioneve.

Edhe pse kjo marrëveshje synon njohjen e viteve të punës së një qytetari shqiptar e italian në të dyja shtetet, ka një vështirësi për vendin tonë lidhur me kontributet e derdhura para vitit 2012.

Juristi Erion Begaj, në lidhje të drejtpërdrejtë për “Përballë Lajmit” në Klan News, ka sqaruar vështirësinë me të cilën do të përballen shqiptarët të cilët kërkojnë njohjen e kontributeve të derdhura për vitet para 2012-ës.

Sipas tij, Instituti i Sigurimeve në vendin tonë, kanë problem me vërtetimin e dokumenteve të këtyre kontributeve për vitet para 2012-ës. Për këtë gjë, ekziston mundësia e shtimit të kërkesave të dokumenteve, formave, apo provave të tjera që vërtetojnë se shtetasit shqiptarë i kanë derdhur këto siguracione.

“Institutiti i sigurimeve tona shoqërore, ka një problem, në formën aplikative, operativiteti. Pensionet që janë përpara 2012, do të kalojnë nëpërmjet një kontrolli të imtësishëm, edhe fizik, të dokumentacionit, nga ana e sigurimeve shoqërore, sepse, database i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, ka probleme vërtetësie me dokumentet e para 2012.

Pra, qytetarët shqiptarë, të cilët do të sjellin dokumente përpara 2012, do të merren nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore italiane, do t’u dërgohen autoriteteve shqiptare. Dikush që mund të ketë marrë pensionet e 2007, 2005, 2004, Instituti i Sigurimeve Shoqërore mund të kërkojë dokumente shtesë, forma, prova të tjera, për të vërtetuar qe ti vërtetë i ke derdhur këto kontribute”, tha ai.

Begaj sqaron se kjo situatë krijon një formë vështirësie për qytetarët shqiptarë, pasi pasha e këtyre dokumenteve nuk duhet t’u bie atyre por institucioneve përkatëse. Instituti i Sigurimeve, sipas juristit, përballet me vështirësinë e informatizimit të këtyre dokumenteve.

“Kjo është një lloj vështirësie kuptohet për qytetarët shqiptarë, sepse nuk duhet të jetë në ngarkim të qytetarit këto prova, duhet të jenë në ngarkim të shtetit. Por, shteti shqiptar, Instituti i Sigurimeve, e ka këtë lloj vështirësie, që të informatizojë të gjithë ato. Kjo mund të sjellë një lloj pengese”, tha ai.

Si bëhet aplikimi për pensionet

Aplikimi tashmë bëhet vetëm në rrugë elektronike, përmes platformës e-Albania dhe institutit homolog italian INPS, pa pasur më nevojë për paraqitje fizike apo dokumente të dorëzuara në sportele.

Manualet dhe udhëzuesit janë publikuar në faqet zyrtare të të dy institucioneve për të udhëzuar qytetarët hap pas hapi. Në fokus janë jo vetëm ata që plotësojnë vitet e punës për pension, por edhe ata që kanë punuar në dy shtete dhe kërkojnë të përfitojnë në përputhje me ligjin.

“Nuk bëhet bashkim i viteve për të përmbushur kriteret, por çdo shtet llogarit pensionin sipas viteve të kontribuara në territorin e vet. Për shembull, nëse dikush ka 14 vite në Shqipëri dhe 19 në Itali, përfiton pension të ndarë nga të dyja vendet”, është shprehur më herët kreu i ISSH-it, Astrit Hado.

Në këtë periudhë verore kur shumë emigrantë kthehen në atdhe, autoritetet u bëjnë thirrje që të mos paraqiten fizikisht në institucionet e sigurimeve, por të ndjekin aplikimin vetëm online, në vendin ku ndodhen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular