Momente tepër të vështira, për dy futbollistët portugezë të Al Hilalit, Kanselo dhe Ruben Nevesh, të cilët kanë shpërthyer në lot, teksa u mbajt një minutë heshtje në nder të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, që humbën jetën pas aksidentit tragjik.
Si Kanselo ashtu dhe Ruben Nevesh u shfaqen tepër të rënduar emocionalisht, teksa pak kohë më parë festonin së bashku me Jotën fitimin e Ligës së Kombëve. Me lot në sy u fokusua edhe kapiteni i Fluminenses, Tiago Silva.