HomePolitikeAnëtari i KAS përfaqësues i PD Ledio Braho: Deri në fund të...

Anëtari i KAS përfaqësues i PD Ledio Braho: Deri në fund të korrikut mund të kemi çertifikimin e rezultateve të 11 majit

Ditën e sotme, 4 korrik 2025, po kryhet procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për qarkun Durrës.

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho, në një intervistë për Klan News, është shprehur se pritet që ky proces rinumërimi për Durrësit, të përfundojë sot.

“Besoj se ditën e sotme përfundojmë me rinumërimin e qarkut të Durrësit. Siç e thash, ditën e hënë kemi caktuar katër seanca për katër qarqet e fundit”, tha ai.

Lidhur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, sipas Brahos, pritet që një gjë e tillë të ndodhë deri në fund të muajit korrik.

“Besoj, se ditën e hënë, do të mbyllen me vendimmarrje të KAS-it këto katër qarqe. Pastaj, në varësi të procedurave, nëse do të vijohet me Kolegjin Zgjedhor, apo jo, unë besoj se do të vijohet, siç u vijua me qarqet e tjera. Kështu që, besoj se deri në fund të muajit korrik mund të ketë një certifikim të rezultateve, nëse nuk do gjendemi në kushtet e një pavlefshmërie në një nga këto katër qarqet e mbetura”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular