Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryetarët e Bashkive në vend më 9 Korrik.
Fokusi i takimit mësohet se do të jetë lirimi i hapësirave publike në zonat turistike, menaxhimi i plazheve, ndotja akustike dhe mjedisore, si dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj.
Ndërkohë kryeministri ka paralajmëruar bizneset duke u dhënë një afat për të hequr tendat dhe çdo strukturë të vendosur në mënyrë të paligjshme duke zënë hapësirat publike.
Ai ka theksuar se hapësirat publike janë për qytetarët dhe nuk mund të privatizohen në mënyrë abuzive, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.







