Zv/kryenministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njofton se raporti i OECD e rendit Shqipërinë ndër vendet me mbështetjen më të madhe fiskale për sektorin energjetik, duke theksuar përpjekjet e qeverisë për zhvillimin dhe stabilitetin e energjisë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, (OECD) për sektorin energjetik është shprehur se janë rritur kapacitetet nga burimet e rinovueshme, referuar parqeve fotovoltaike.
Po ashtu, Shqipëria është renditur e para për qëndrueshmërinë energjetike nga Forumi Ekonomik Botëror, duke lënë pas vende të zhvilluara si Suedia, Zvicra dhe Franca.
Balluku ndër të tjera theksoi se raporti konfirmon se Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka ofruar mbështejen më të lartë direkte fiskale për sektorin energjetik.
“Janë rritur kapacitetet të rëndësimshme nga burime të rinovueshme dhe këtu i referohemi parqeve fotovoltaike që sot e kanë çuar dhe rritur prodhimin vendas me 500 megavat orë, por janë edhe shumë projekte të tjetra jo vetëm mbi parqet fotovoltaike, por edhe mbi ato eloike duke e çuar të gjithë sasinë në rreth 1.3 gigavat orë.
Është shumë e rëndësishme ajo çfarë ka evidentuar ky raport. Do ndalem në çështjen thelbësore që ka të bëjë me mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë sektorit energjetik. Raporti konfirmon se Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka ofruar mbështejen më të lartë direkte fiskale për sektorin energjetik. Kjo mbështetje nuk ka qenë thjesht një numër në tabelë, por një mburojë për cdo familje shqiptare“, thekson Balluku.
Ndër të tjera, në fjalën e saj Balluku u ndal edhe tek kriza e çmimeve pas luftës në Ukrainë, ku përmendi ndërhyrjen e qeverisë për mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Gjatë krizës energjetike botërore në filim të viti 2022 tregjet e energjisë u përballën me çmime të pahasura më parë dhe të gjitha qeveritë kanë qenë të papërgatitura dhe për këtë arsye në vitin 2022 unë dua t’ju jam vetëm disa shifra për të kuptuar se si ka qenë situata në të vërtetë. KESH përfitoi nga qeveria shqiptare një injektim kapital prej 168 milionë euro për të garantuar që tarifa për energjinë elektrike të mos ndryshonte.
Pavarësisht një rritje në treg unë kam një datë që e përsëris gjithmonë 31 gushti kur çmimi kaloi 1000 euro. Sipas vlerësimit në raport për të mbyllur hendekun tarifat e rregulluara për familjarin do duhej të rriteshin me 29% në rast të një skenari konservator ose me 114% në rastin e një skenari maksimal. Në rast se qeveria shqiptare nuk do të ndërhynte për të ndryshuar këtë abonenti duhet të paguante minimalisht 29% më shumë nmë afturën e tij ose maksimalisht 114%, diçka e papranueshme për politikën e qeverisë shqiptare”, tha Balluku.
Gjithashtu Balluku theksoi gjithashtu se përmes investimeve në energjinë e rinovueshme, sidomos në parqe fotovoltaike, Shqipëria po rrit kapacitetet e prodhimit dhe po synon një model të qëndrueshëm energjetik.