HomeAktualitetTragjedi në liqenin e Shkodrës, kapiteni hero Arben Anamali, mbytet duke shpëtuar...

Tragjedi në liqenin e Shkodrës, kapiteni hero Arben Anamali, mbytet duke shpëtuar dy turistë. Nderohet nga Presidenti Begaj dhe bashkia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, ku është mbytur kapiteni i një anijeje turistike gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:32, shtetasi A. A., Arben Anamali 51 vjeç, kapiten i një anijeje që lundronte në liqen, ka ndërhyrë për të ndihmuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Ai ka arritur t’i shpëtojë, por vetë nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Fatmirësisht, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë marrë në kujdes nga autoritetet shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e kapitenit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie që ka tronditur zonën dhe më gjerë.

Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas tragjedisë.

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi Begajt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur nderim të përjetshëm për Arben Anamalin, kapitenin 51-vjeçar nga Shkodra, i cili humbi jetën në një akt heroik duke shpëtuar dy turistë nga mbytja. Presidenti e cilësoi Anamalin si një “model shoqëror” dhe “shpirt heroik”.

“Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje,” shkroi Presidenti Begaj në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular