HomeAktualitetGreqia "pushtohet" nga i nxehtit ekstrem, autoritetet ndalojnë punët fizike në ambiente...

Greqia “pushtohet” nga i nxehtit ekstrem, autoritetet ndalojnë punët fizike në ambiente të jashtme në orët e pikut të vapës

Autoritetet greke kanë ndërmarrë masa për të përballuar valën e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë vendin që nga e diela dhe pritet të zgjasë deri të enjten.

Temperaturat pritet të kalojnë 40°C në disa rajone qendrore të Greqisë, duke detyruar Ministrinë e Punës të urdhërojë pushime të detyrueshme nga puna në oraret më kritike të ditës.

Konkretisht, ndalohet çdo punë fizike jashtë dhe shpërndarja e ushqimit nga ora 12:00 deri në 17:00, për të mbrojtur punonjësit nga rreziku i goditjes nga të nxehtit.

Urdhri zbatohet kryesisht në Greqinë Qendrore dhe disa ishuj, ndërkohë që punëdhënësve u kërkohet të ofrojnë mundësi pune online, aty ku është e mundur.

Në kryeqytetin Athinë, nuk janë vendosur masa shtesë emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit konsiderohet normale për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat kulmore priten të martën dhe të mërkurën

Sipas meteorologëve grekë, dita më e nxehtë pritet të jetë e marta. Zonat e ulëta të rajoneve qendrore do të përjetojnë temperaturat më ekstreme, ndërsa në ishuj dhe zona bregdetare, temperaturat do të jenë 3–5°C më të ulëta.

Rekomandime për qytetarët dhe mbështetje për të grupmoshat delikate
Autoritetet greke kanë nxjerrë një sërë rekomandimesh për qytetarët, për të shmangur rreziqet shëndetësore nga temperaturat e larta:

• Shmangni qëndrimin jashtë në orët e mesditës (12:00–17:00)
• Pini sa më shumë ujë dhe shmangni pijet alkoolike
• Konsumoni ushqime të lehta
• Shmangni aktivitetet fizike në ambiente të hapura

Për të ndihmuar personat më të cenueshëm, si të pastrehët apo ata pa ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe komuna kanë hapur ambiente publike me ajër të kondicionuar, të cilat janë të hapura për këdo që ka nevojë.

Greqia nuk është e vetmja që përballet me temperaturat ekstreme. Valë të nxehti janë raportuar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, duke ngritur shqetësime për shëndetin publik dhe sigurinë në punë në gjithë rajonin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular