HomeKronikeKontrolle në vijën bregdetare të Shëngjinit/ Zbulohen abuzime me parkingjet dhe hapësirat...

Kontrolle në vijën bregdetare të Shëngjinit/ Zbulohen abuzime me parkingjet dhe hapësirat publike

Një grup i përbashkët pune nga Bashkia Lezhë ka zhvilluar sot një aksion të gjerë përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me qëllim monitorimin e situatës gjatë sezonit turistik. Në këtë operacion kanë marrë pjesë Policia Bashkiake, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Taksave dhe Njësia Administrative.

Gjatë kontrollit janë evidentuar një sërë shkeljesh, kryesisht në abuzimin me çmimet e parkingjeve, keqmenaxhimin e stacioneve të plazheve dhe zënien pa leje të hapësirave publike. Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe kontratave të subjekteve private që menaxhojnë stacionet e plazhit, përfshirë edhe kompaninë “Lezha Invest”.

Për të gjitha subjektet që u konstatuan në shkelje, janë marrë masa administrative si gjoba, sekuestrime dhe referime për hetim më të thelluar pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të ndëshkuar çdo abuzim me hapësirat publike apo shërbimet ndaj pushuesve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular