HomeUncategorizedNesër në COD takim i bukur letrar për librin më të ri...

Nesër në COD takim i bukur letrar për librin më të ri të autorit Ahmet Prençi, “Në emër të gjakut”

Të mërkurën, më 9 korrik, në orën 18:30, do të zhvillohet një takim i bukur letrar për librin më të ri të autorit Ahmet Prençi, “Në emër të gjakut”. Ky libër me novela dhe tregime nuk është thjesht një përmbledhje rrëfimesh. Është dëshmi. Është ulërimë e shuar në letër. Është përpjekje për të mbajtur mend, kur gjithçka rreth nesh na mëson e na dikton të harrojmë.

Diku në faqet e këtij libri do të gjeni dashuri që koha i vrau pa zënë fill, heshtje që rëndojnë më shumë se armët, fëmijë që u rritën me të shtënat si të ishin ninulla. Por gjithçka kthehet sërish tek ajo stinë pa ndjesi, tek ai vit që e la Shqipërinë pa frymë. Ky libër vjen për të mos e harruar kurrë, sepse harresa është fillimi i përsëritjes. @ahmetprenci @centerforopennessanddialogue #shtepiabotuesemediaprint#unelexoj#libra#botime

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular