Dashi
Kjo e martë do të reflektojë ndonjë problem të vogël në dashuri. Ndoshta po mendoni se dashuria, merr shumë nga koha juaj. Në punë ka shumë tensione që kërkojnë zgjidhje.
Demi
Në dashuri do të përballeni me momente tensioni, sidomos nëse jeni përballur me një krizë. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm. Sa i takon punës, jeni në një fazë transformimi prej shumë kohësh.
Binjakët
Hëna do të jetë në anën tuaj, ku do të ndiheni mjaft të favorizuar në raportin në çift. Kujdes duhet treguar me shpenzimet. Në punë, nuk duhet gabuar, ndonëse Marsi është në anën tuaj.
Gaforrja
Gjërat do të ecin më mirë në dashuri, ku sharmi juaj do të vijë në rritje në sajë të ndikimit të Venusit në shenjë. Në punë, do të keni mundësi të shumta, ndaj mos i lini që t’iu ikin.
Luani
Në dashuri do bënit mirë që të prisnit disa ditë, para se të flisni për gjëra të rëndësishme. Edhe në punë, duhet më shumë përkushtim, në mënyrë që t çoni përpara projekte me rëndësi.
Virgjëresha
Në këtë periudhë jeni më shumë të interesuar pas punës se sa pas dashurisë. Keni hasur në ndonjë komplikim, por ky është një vit i cili ju sheh fitues. Do të keni mundësi shumë të mira.
Peshorja
Parashikohen komplikime më shumë në dashuri, por në raport me ditët e kaluara përmirësimi do të jetë i dukshëm. Nëse jeni çift propozojini diçka partnerit/es. Në punë, duhet durim.
Akrepi
Gjatë kësaj dite ka ende diçka që nuk shkon siç duhet, ndaj mundohuni që të mos nervozoheni dhe të mos krijoni tensione rreth vetes. Në punë, duhet të analizoni mirë situatat.
Shigjetari
Tek çiftet të cilët kanë shumë kohë bashkë, ke një sërë dyshimesh. Gjatë kësaj të marte do të jeni disi të tensionuar. Sa i takon punës, mundohuni që të mos mbingarkoheni, pasi mund të shfaqni probleme fizike.
Bricjapi
Mundohuni që të jeni të kujdesshëm sa i takon ndjenjave, pasi kjo nuk është dita e duhur. Kujdes duhet treguar edhe në punë, tregohuni të vëmendshëm, nëse ka marrëveshje të cilat duhen firmosur.
Ujori
Kjo është një ditë kritike, ku duhet të bëni kujdes me polemikat. Mundohuni që të mos flisni shumë, pasi Hënën e keni kundër dhe mund të humbni toruan. Në punë, janë mjaft të favorizuara ndryshimet.
Peshqit
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke stimuluar emocionet pozitive. Kujdes duhet treguar me paratë, pasi keni pasur shumë shpenzime. Në punë do të ketë zhvillime të reja.