HomePolitikePas daljes nga burgu Salianji: Konferencë në orën 17:00. Berisha nxiton, del...

Pas daljes nga burgu Salianji: Konferencë në orën 17:00. Berisha nxiton, del para tij: Ja roli që do të ketë në PD

Ish deputeti demokrat Ervin Salinji ka reaguar për herë të parë pas lirimit me kusht.

“Do jem në konferencë në orën 17:00”, tha ai për mediat.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane pasi shqyrtoi raportin e Shërbimit të Provës, i cili ishte pozitiv, pranoi kërkesën e Salianjit për ta liruar me kusht.

Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Ai përmbushi dy të tretat e dënimit dhe kërkoi lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nxitoi te dal me pare në një konferencë më gazetarët ka komentuar rolin që pritet të ketë në PD ish-deputeti Ervin Salianji, i cili u lirua nga qelia pas më shumë se nëntë muajsh.

“Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij”, tha Berisha, ndërsa shtoi më tej se “ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit” vedimin politik ndaj tij.

Më tej, kryedemokrati u shpreh e “qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit që ai të mos kandidonte më për në Parlament”.

Sali Berisha: Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij. Ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike që ai të mos kandidonte më për në Parlament sepse e  kishte tmerr.  Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, dy bos kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit.

Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Por sot, Gjykata e Fierit, pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier, Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit, vendosi lirimin me kusht të Salianjit nga qelia.

Ervin Salianji pas daljes nga gjykata, foli shkurtimisht për medait, ku tha: “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”.

Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular