HomeKryesore11 maji/Berisha flet për farsë zgjedhore dhe deklaron: Në shtator, pas pushimeve,...

11 maji/Berisha flet për farsë zgjedhore dhe deklaron: Në shtator, pas pushimeve, nisim protestat!  Rama ka korruptuar DHL-në

Aksioni politik i opozitës në shtator duket se do të përfshijë edhe protestat kundër procesit elektoral të 11 majit. Gjatë një konference me gazetarët, kryetari i PD, Berisha, deklaroi se përballja me qeverinë është e vetmja rrugë për opozitën.

“Protestat janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim”, tha Berisa

Sipas Berishës, edhe diskutimet në Parlamentin Europian dhe raporti që u miratua sot mbështetën denoncimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

“U damkosën. Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të ndershme. Le të nxjerrë Edi Rama të gjithë mjeranët, Frrokë e Stërfrrokë, por Parlamenti Europian i deklaroi ato, zgjedhjet nuk ishin të ndershme. U vulosën.”

Berisha sot paraqiti dokumente që lidhen me procesin e votës së diasporës dhe shpërndarjen e fletëve të votimit nga kompania DHL. PD ka analizuar datën kur fleta e votimit është marrë nga kompania dhe datën kur ajo u është dorëzuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, dhe në dokumentat e publikuara nga PD bie në sy se, pavarësisht se zarfi me fletën e votimit është marrë nga DHL në mesin e muajit prill, zgjedhësve iu është dorëzuar një ose dy ditë para zgjedhjeve, duke iu hequr atyre mundësinë që të votojnë.

“Në mënyrë të përzgjedhur, të seleksionuar, votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë. Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar, është shndërruar në një seksion kryekëput të PS-së.”

Berisha paralajmëroi se PD do t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare për procesin e votës së diasporës dhe respektimin e kontratës nga DHL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular