Ka ndërruar jetë mjeku neonatolog Zymer Kurtaj, i cili prej kohësh punonte në spitalin Hygea në Tiranë. Lajmi për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë të ditur vetë spitali Hygea, përmes një njoftimi në Facebook, duke i përcjellë ngushëllimet familjes.

“Lamtumirë Doktor Zymeri
Me dhimbje të thellë përcjellim sot lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej mjekëve & kolegëve tanë më të dashur, më të përkushtuar dhe më të respektuar, mjekut neonatolog Dr. Zymer Kurtaj.
Dr.Zymeri ishte një mjek dhe koleg i nderuar që frymëzonte me përkushtimin dhe dashurinë e tij për profesionin. Për vite me radhë ai u përkujdes & qëndroi pranë foshnjave më të brishta, duke luftuar çdo ditë me profesionalizëm dhe dashuri për jetën, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për të gjithë ne.
I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes! Prehu në paqe dr. Zymeri.”- shkruan faqja zyrtare e spitalit Hygea.