HomePolitikeE puthi në dy faqet pasi doli nga burgu/Ilir Vrenozi: ERVIN SALIANJI...

E puthi në dy faqet pasi doli nga burgu/Ilir Vrenozi: ERVIN SALIANJI do jetë kryetar i PD-së! Ja ça më tha Luan Baçi

Ilir Vrenozi, i cili njihet si mbështetësi i madh i Partisë Demokratike, ishte ndër të paktët persona që ditën e djeshme priti ish-deputetin Ervin Salianji pas daljes nga burgu i Fierit.

Demokrati “i flaktë” tregoi në “Breaking”, se Salianjin e pëlqen për shkak se është njeri i përkushtuar pas punës.

Mes të tjerash ai u shpreh se Salianji është i vetmi që sipas tij kryeministri Edi Rama “e ka frikë”. Sipas Vrenozit, Salianji duhet të ketë postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së e në të ardhmen, kryetari i partisë.

“Pashë vetëm Luan Baçin, nuk ishte asnjë deputet tjetër. Më pas erdhën dhe disa që nuk i njihja shumë. Prisja të kishte më shumë njerëz meqë ai ishte i burgosur politik. Salianji me këtë që ndodhi, ka një anë të fuqishme për të ecur përpara. Ndoshta këta kanë frikë.

Luan Baçi më tha që Berisha nuk do të largohet sepse nëse ai largohet, PD do përçahet. Logjika kjo është dhe ai më tha më pas që kryesia duhet shkrirë. Mendoj që nuk vazhdohet më kështu. Duhet të shpërndahet greva e urisë në 12 qarqet. Aty ku PD humbi, të ngrihet një çadër dhe të gjithë të nisin grevën e urisë. Nëse vazhdohet vetëm duke thënë na ka vjedhur, nuk arrihet gjëkundi.

Salianjin e kanë frikë ata që e ndjenjë të rrezikuar veten sepse janë të konsumuar, ndërsa ai është figurë e re. Salianjin nuk e kam inat, sepse ka qenë në 2021 drejtues i fushatës në Korçë. Më ka mahnitur me mënyrën si e organizoi fushatën. Është njeri i përkushtuar. Është ‘kalë pune’. Edhe Edi Rama e kishte frikë për Elbasanin prandaj e futi në burg. Salianji është kundërshtari i vetëm që Edi Rama e ka frikë. Për mua Salianji duhet të jetë sekretar i përgjithshëm i PD, në të ardhme edhe kryetar. Por për momentin vetëm Berisha mund t’i mbajë të bashkuar.”- u shpreh Vrenozi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular