HomePolitikeRama paralajmëron reformë të re ligjore për kontrollin e territorit: Nuk ka...

Rama paralajmëron reformë të re ligjore për kontrollin e territorit: Nuk ka më TOKË të xanun

Kryeminsitri Edi Rama ka paralajmëruar reformë të re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, si pjesë e një pakete të gjerë transformimesh që synojnë modernizimin e vendit drejt objektivit “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”.

Përmes një reagimi në platformën X, Rama theksoi se toleranca ndaj tokave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe lejeve ndërtimore të dhëna me shkelje në dëm të komunitetit dhe qyteteve, nuk do të jetë më e pranueshme, ndërsa akuzoi inspektoriatet dhe policitë bashkiake se janë kthyer në pjesë të problemit.

Reforma e re do të shoqërohet me ndryshime të thella edhe në sistemin e ujësjellësit, menaxhimin e mbetjeve, furnizimin me barna e karburant, si dhe në shërbimin spitalor dhe puna ka nisur.

Rama: Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular