Sezoni veror dhe tempraturat e larta ka bërë që Bashkia Kamëz të jetë në gatishmëri të plotë për të qenë pranë qytetarëve për çdo situatë nevoje. Për të diskutuar, raportuar për masat e marra dhe realzimin e detyrave, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka mbledh sot në zyrën e tij Komisionin e Mbrojtjes Civile, ku u diskutuan dhe analizuan çështje me rëndësi përgatitore dhe parandaluese në kuadër të situatave të emergjencës.
Satusi i kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli
Sot u zhvillua një takim pune me Komisionin e Mbrojtjes Civile, ku u diskutuan dhe analizuan çështje me rëndësi përgatitore dhe parandaluese në kuadër të situatave të emergjencës.
Në fokus të mbledhjes ishin:
Masat mbrojtëse dhe parandaluese për emergjencat sezonale;
Vlerësimi i rreziqeve pranë zonave të banuara dhe infrastrukturës;
Monitorimi në kohë reale i situatave të zjarreve;
Rritja e gatishmërisë së strukturave të reagimit dhe sensibilizimi i opinionit publik;
Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet aktorëve vendorë.
Puna e bërë dhe arritjet konkrete deri më tani:
Hapi i parë dhe më i rëndësishmi, pajisja e strukturave vendore me mjet zjarrfikës për ndërhyrje të shpejtë
Bashkëpunim i drejtpërdrejtë me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve për furnizim në raste emergjente
Koordinim në kohë reale me të gjitha strukturat vendore
Reagim i suksesshëm në rastet e regjistruara të zjarreve gjatë qershorit
Hartëzimi i zonave me risk të lartë për zjarre të mundshme
Trajnimi i ekipeve dhe evidentimi i nevojave për ndërhyrje
Puna e përbashkët për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve mbetet prioritet i Bashkisë Kamëz
