HomePolitikeBerisha: Sakrifica e Josif Budos u shndërrua në frymëzim. Salianji i rikthehet...

Berisha: Sakrifica e Josif Budos u shndërrua në frymëzim. Salianji i rikthehet politikës aktive, merr pjesë në 35-vjetorin e rënies së Dëshmorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një vizitë në qytetin e Kavajës, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Josif Budo.

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt ju, qytetareve dhe qytetarëve të Kavajës, të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni, që nderoni së bashku heroin e parë të demokracisë në Shqipëri, birin tuaj të pavdekshëm, Josif Budo.
Të dashur familjare dhe familjarë të heroit të demokracisë, Josif Budo.
I dashur ambasador Werner Daum, mik i përjetshëm i lirisë së shqiptarëve.
I dashur kryetari i bashkisë, Fisnik Qosja.
Të dashur deputetë, deputete, drejtues të PD.
Sot ne mblidhemi për inaugurimin e shtatores të heroit të parë të demokracisë, të riut Josif Budo, gjaku i të cilit, sakrifica sublime e të cilit, u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët.
Por të vërtetë u shndërrua në çlirim dhe liri për qytetin e tij të dashur, për Kavajën.
Me 10 korrik të vitit 1990, diktatura në grahmat e fundit, pasi arriti të dominojë kryengritjen e parë paqësore të ambasadave më 2 korrik në Tiranë, u kthye në Kavajë me bindjen se do t’i jepte edhe qytetit, grupeve të tij antikomuniste, shpirtit liridashës të qytetarëve të Kavajës, goditjen e madhe dhe do të mbante në Shqipëri përsëri Perden e Hekurt.
Por, hesapet, llogaritë ishin krejtësisht të gabuara.
Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste më 26 mars, i burrave dhe grave të pamposhtur, e priti me sakrificën e Josif Budos dhe trimërinë e burrave dhe grave të saj, diktaturën, falangat e saj të krimit. Qëndroi e pamposhtur dhe përcolli me dinjitet të madh, siç e meritonte, heroin e vet në banesën e fundit, në banesën e pavdekësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular