Pasi u shkarkuan nga detyra ditën e sotme drejtuesit e Policisë së Shkodrës, zgjidhet drejtori i ri.
Sipas burimeve, në krye të Policisë së Shkodrës është zgjedhur Gent Berberi.
Theksojmë se ky i fundit është rikthyer në Shkodër pas disa vitesh largim. Ai u zgjodh në drejtimin e qarkut Kukës në 2024, ndërsa që më herët ka qënë zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda njoftoi pak më parë shkarkimet në kupolën drejtues të Policisë Shkodër në një konferencë për mediat.
Sipas tij, shkarkimet kanë ardhur për shkak të ndërtimeve pa leje të lejuara në fshatin turistik të Thethit.
“Shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore”, deklaroi ai.
Duke shtuar: “Kam vendosur të shkarkoj nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës”.