E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të tjerë që janë pjesë e këtij institucioni.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi, ku mësohet se Nancy VanHorn, ka vlerësuar bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.
Po ashtu, ajo ka falenderuar Dumanin për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton ambasada e SHBA.

