HomeKronikeFOTOT/Shkrumbohet gjatë natës restoranti në qendër të Thethit, evakuohen dhjetëra turistë që...

FOTOT/Shkrumbohet gjatë natës restoranti në qendër të Thethit, evakuohen dhjetëra turistë që ishin të akomoduar në bujtinë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit. Sipas dëshmive të pronarëve, ndërhyrja e zjarrfikëses ka ardhur me vonesë, ç’ka ka vështirësuar kontrollin e situatës.

Për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin edhe strukturën ngjitur, gjatë natës është bërë evakuimi i dhjetëra turistëve që ishin të akomoduar në bujtinë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pronari i restorantit shprehet se vetëm ekspertiza do të përcaktojë nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt elektrik apo bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të Petrit Gjeçaj  në fshatin turistik.

restorant theth flake5
restorant theth flake4
restorant theth flake3
restorant theth flake2
restorant theth flake1
restorant theth flake
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular