HomeRajoniNgërçi në Kuvendin e Kosovës, dështon edhe seanca e 44-të plenare për...

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, dështon edhe seanca e 44-të plenare për konstituimin

Ka dështuar edhe seanca e 44-të plenare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët u mblodhën sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit dhe deri më tani janë bërë 43 përpjekje, të pasuksesshme.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kuLëvizja Vetëvendosje, në koalicion me “Guxo” dhe “Alternativa”, nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Deri më tani presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë dhe të ndara me përfaqësues të partive politike, në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular