HomePolitikeEMRAT/Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

EMRAT/Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Drejtorët e Bashkisë Durrës kanë dhënë dorëheqjen pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama.

Do të jetë Komisioni i ngritur që do të vendosë se cili do të qëndrojë në detyrë dhe kujt do t’i pranohet dorëheqja.

Gjithashtu kanë paraqitur dorëheqjen edhe kryetarët e njësive administrative.

Më 8 Korrik, kreu i qeverisë Edi Rama shkoi në Bashkinë Durrës për një takim me drejtues vendorë dhe me deputetët e qarkut.

Gjatë mbledhjes, Rama kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve që janë aktualisht në varësi të bashkisë, ndërsa vendimi përfundimtar për largimin e tyre do të mbetet në dorën e kryebashkiakes Emiriana Sako, bazuar në performancën e secilit prej tyre.

Në takimin e së martës ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e institucioneve në varësi të Bashkisë së Durrësit, përfshirë drejtorin e Policisë Bashkiake Vasil Copa, drejtorin e Shërbimeve Ardian Ilazaj, drejtoreshën e Buxhetit Valbona Dako, drejtoreshën e Çështjeve Juridike Ani Rroshi dhe drejtoreshën e Burimeve Njerëzore Dhurata Gjoka.

Të pranishëm ishin edhe deputetët që po mbyllin mandatin aktual, si dhe ata që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re, Ani Dyrmishi, Etleva Budini dhe Arkend Balla.

Vizita e Kryeministrit në Durrës ndoqi të njëjtin format si në Vlorë dhe Fier, ku u kërkuar largimi i drejtuesve nga detyra.

Lista e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:

Roni Shqiopa: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore

Meme Xhaferaj: Drejtoria e Shërbimit Social

Ardian Gurra: Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare

Oneda Deliallisi: Drejtoria e Auditit të Brendshëm

Ermal Lufo: Drejtoria Ekonomike

Ardian Iljazaj: Drejtoria e Shërbimeve

Valbona Qiriako: Drejtoria e Buxhetit

Lorenc Facja: Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike

Lorenc Smajli: Drejtoria e Turizmit

Dhurata Gjoka: Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Robert Dervishi: Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit

Alneida Rroshi: Drejtoria Ligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular